Sporti

E transferuan për 30 milionë euro, mbrojtësi i Aston Villas i pafat, lëndohet rëndë dhe humb sezonin!

08/15/2022 10:48
nga:L J

Diego Carlos ka këputur tendinën e tij të Akilit dhe tani do të duhet të operohet.

29-vjeçari luajti në dy ndeshjet e para në Premier League – pasi u transferua në merkaton e verës për 26 milionë funte nga Sevilla tek Aston Villa, përcjell GazetaBlic Sport.

Por Carlos u lëndua gjatë pjesës së dytë ndaj Everton dhe u desh të zëvendësohej nga Calum Chambers me vetëm pak sekonda të mbetura nga ndeshja.

“Aston Villa mund të konfirmojë se Diego Carlos ka këputur tendinën e tij të Akilit. Lojtari pësoi lëndim gjatë fitores 2-1 të së shtunës ndaj Evertonit. Lojtari do të kërkojë një operacion dhe më pas do të fillojë programin e tij të rehabilitimit”, njofton klubi.

Dëmtime të tilla zakonisht lënë lojtarët jashtë fushave për 6-9 muaj.

/GazetaBlic Sport