Lajme

Hoti godet Kurtin: Për të mbuluar keqmenaxhimin e rrymës po e hapin temën e shamive në shkolla

08/15/2022 10:15
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me reduktimet që nisin nga sot.

Ai thotë se qeveria për të mbuluar keqmenaxhimin me reduktime po e hapin temën e shamive në shkolla.

“Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.

Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Hoti në Facebook.