Sporti

Athletic Bilbao – Mallorca, formacionet e mundshme/ Muriqi pritet të luajë nga minuta e parë

08/15/2022 09:59
nga:L J

Athletic Bilbao dhe Mallorca nisin sot sezonin e tyre të ri në La Liga me një ndeshje në San Mames.

Skuadra vendase po kërkon të përmirësohet nga dështimi i sezonit të kaluar, ndërsa Mallorca është e lehtësuar që po kalon edhe një vit në ligën e parë dhe objektivi është i njëjtë edhe këtë stinor, përcjell GazetaBlic Sport.

Në ballafaqimin e sotëm pritet të startojë edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili u transferua përfundimisht tek Mallorca në merkaton e verës.

Mediumet spanjolle kanë publikuar formacionet e mundshme:

Athletic Bilbao: Iruarrizaga; Marcos, Vivian, Martinez, Berchiche; Berenguer, Vencedor, Vesga, Muniain; I.Williams, Garcia

Mallorca: Rajkovic; Maffeo, Valjent, Raillo, Gaya, Costa; Rodriguez, Sanchez, Baba, Lee; Muriqi

/GazetaBlic Sport