Samu Castillejo ka debutuar dje me skuadrën e tij të re, Valencian në ndeshjen ndaj Gironas.
Megjithatë, përveç fitores 1:0, Castillejo duket se nuk përjetoi një ditë të mirë, pasi shtëpia e tij ishte cak e hajdutëve gjatë kohës sa ai ishte i angazhuar me klubin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.
Samu Castillejo debutoi me Valencian në një ndeshje zyrtare dhe këtë e bëri edhe si titullar dhe me fitoren e skuadrës në Mestalla. Por kur u kthye në shtëpi, i erdhi një surprizë e pakëndshme.
Hajdutët kanë përfituar nga fakti që futbollisti dhe të afërmit e tij ndodheshin në stadiumin Mestalla për të bastisur shtëpinë dhe për të marrë gjëra “materiale, personale dhe sentimentale”, sipas asaj që denoncoi vetë lojtari në rrjetet e tij sociale kur mbërriti në shtëpinë e tij të re në Valencia.
/GazetaBlic Sport



