Sporti

Tensionet vazhduan edhe në tunel, Conte kishte probleme edhe me lojtarin e Chelseat: Gjëra të tilla ndodhin!

08/15/2022 08:18
nga:L J

Chelsea dhe Tottenham luajtën 2:2 në xhiron e dytë të Premierligës. Mysafirët shpëtuan nga humbja me golin e Harry Kane në minutën e 96-të, i cili shënoi me kokë. Më parë, Chelsea ka kaluar në avantazh me golin e Kalidou Koulibaly në minutën e 19-të. Tottenham barazoi me Pierre Emil Hojbjerg në minutën e 68-të dhe Reece James shënoi për 2:1 në minutën e 77-të.

Ndeshja u karakterizua edhe me përleshje mes trajnerëve Thomas Tuchel dhe Antonio Conte. Conte provokoi Tuchelin pas golit të barazimit dhe Tuchel nuk ngurroi t’iu kundërpërgjigjet.

Më pas Tuchel provokoi Conten kur Chelsea shënoi për 2:1, por Conte u kundërpërgjigj me të njëjtën mënyrë tek në sekondat e fundit.

Në fund të lojës, ata për pak sa nuk u përleshën dhe konflikti vazhdoi në tunel, rrugës për në dhomat e zhveshjes së Stamford Bridge. Sipas mediave angleze, Conte u përball edhe me lojtarin e Chelseat, Kovacic.

Mesfushori kroat nuk luajti për Chelsean për shkak të një dëmtimi në gju, por kishte diçka për të thënë në fund të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Conte u pyet nga gazetarët për konfliktin me lojtarin.

“Kjo nuk është e rëndësishme. Gjëra të tilla ndodhin kur pasioni është i madh nga të dyja palët. Festimi i golave tregoi qartë se çfarë do të thoshte loja për skuadrat, ndoshta edhe për trajnerët”, tha Conte pas takimit.

/GazetaBlic Sport