Ngjarjet e ditës së 15 gushtit 2022 janë rezervuar për vizitën e presidentit të Shqipërisë në Kosovë, Bajram Begaj.
Presidenti i Shqipërisë do ta zhvillojë vizitën e parë në Kosovë që kur e mori pozitën e presidentit të shtetit shqiptar, javën e kaluar.
Ngjarjet e ditës për sot
10:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret për vizitë zyrtare presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani dhe presidenti Begaj, mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)
12:15
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit)
13:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë)
15:45
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani)
16:35
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial, Prekaz)