Lajme

U shtynë nga babai/ Dy fëmijë qëllojnë me thikë të dashurin e nënës së tyre

08/14/2022 23:29
nga:G B

Dy vëllezër të mitur 12 dhe 13 vjeç sulmuan me thikë të dashurin e nënës së tyre.

Të fëmijët ishin shtyrë nga babai i tyre që të shkonin në shtëpinë e të dashurit të nënës së tyre në rrugën Pietro Carrese, në Castallammare.

Ka qenë 13-vjeçari që ka dhënë goditjen e parë, më pas ka ndërhyrë vëllai 12-vjeçar. Më pas atë e ka qëlluar edhe vetë babai i dy të miturve.

Dy fëmijët, duke pasur parasysh moshën e tyre të re, nuk mbajnë përgjegjësi, por babai i tyre është arrestuar. Çifti prej disa kohësh ishte në proces ndarjeje. 49-vjeçari e kishte pritur keq largimin e bashkëshortes së tij nga shtëpia dhe lidhjen e saj me një tjetër burrë.