Sporti

Llapi mbyllë pjesën e parë në avantazh ndaj Drenicës

08/14/2022 17:46
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së fundit të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë mes Drenicës dhe Llapit, u takoi mysafirëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Tahir Batatinës arritën të shkojnë në pushim me avantazh minimal prej 0-1.

Golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi, Shabani.

Shabani gjeti golin në minutën e 34’të të takimit pas asistimit të Netos.

/GazetaBlic Sport/