Opinion

Propaganda e Presidentit të Serbisë dhe tentativa për ndryshim në terren

08/14/2022 16:22
nga:Drizan Shala

Në një konferencë për media ka pretenduar se Qeveria e Kosovës dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës dhe të likuidojë serbët nga shtëpitë e tyre, me pretekstin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Pra, kjo është njëra nga të shumta deklarata që këto 24 orë e fundit i ka potencuar në media të tij në Beograd, duke vazhduar edhe në lidhje më Asociacionin se nuk do të pranohet në kontekstin e një OJQ-je, etj.

Ndërsa, vazhdimin e propagandës serbe e ka vazhduar i ashtuquajturi drejtor i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç kundër Kryeministrit, ministrit të MPB dhe ministrit të Kulturës.

Por, çka do të arrijë Presidenti i Serbisë më këtë propagandë në terren? Në njërën anë ka mesazh për vartësit e tij të cilët operojnë në kuadër të grupeve kriminale në veri, që të vazhdojnë të kryejnë aktivitete kundër shtrirjes se institucioneve vendore në veri të vendit, si dhe që në terren të na paraqitet një situatë kaotike, e tensionuar, e pa kontrolluar ku hynë në orbitën e tij organizata si ajo e UNMIK-u, e cila i ka zyrat e saj në jug të Mitrovicës por që operon me zyrat e saj edhe në veri, Mitrovicë të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut si dhe Zveçanit.

Ku në kuadër të kësaj zyre vepron zyra për raportim dhe çështje politike si dhe ajo për dialog dhe pajtime. Pra, ku mund të jetë qëllimi primar është që lufta e tij të jete në nivel politik, duke kërkuar në çdo formë dhe mënyrë jetësimin e Asociacionit me kompetencë ekzekutive në dialog, ndërsa nëse kjo nuk arrihet atëherë kjo zyra e UNMIK (Rajonale) të luajë me kartën e Vuçiqit që të vihet deri të bllokimi i rrugëve dhe atëherë të kërkohet që UNMIK të intervenojë dhe kështu udhëheqësi i kësaj zyre të luajë rolin e “administratorit” në komunat veriore, duke tentuar të ndryshohet gjendja në terren.

Pra, institucionet tona duhet që të fillojnë të kërkojnë nga mekanizmi ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe respektuar mandatet që kanë në mbrojtjen, shtrirjen, sigurimin, si dhe asistimin e institucioneve politike dhe atyre të sigurisë në ofrimin dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në tërë territorin e Kosovës.