Lajme

Incidenti në Holandë, Ministria e Mbrojtjes “ngrin” Majorin Ermal Dinoshi

08/14/2022 15:50
nga:G B

Marrja me qira e një banesë në Holandë,  e përdorur më pas  nga persona të tjerë,  për të kultivuar kanabis,  i ka kushtuar shumë ushtarakut shqiptar Ermal Dinoshi, i trajnuar disa herë në Amerikë dhe Kanada.

Ministria e Mbrojtjes i tha Top Channel se Ministri Mbrojtjes Niko Peleshi  ka urdhëruar nxjerrjen e tij në dispozicion.