Sporti

Lajme të mira për Milanin, Tonali gati për ndeshjen ndaj Atalantas

08/14/2022 14:47
nga:L J

Sandro Tonali u detyrua të humbasë ndeshjen hapëse të sezonit të Milanit kundër Udineses për shkak të një dëmtimi muskulor, por raportohet se ai do të jetë i gatshëm në kohë për t’u përballur me Atalantën javën e ardhshme.

Mesfushori e pësoi një lëndim në një miqësore para-sezonale kundër Vicenza-s në fillim të këtij muaji.

Siç raporton MilanNews.it, Tonali po vazhdon punën e personalizuar stërvitore në Milanello dhe gjërat po ecin pozitivisht, pavarësisht se ai u detyrua të ndeshjen e djeshme, ku Milani fitoi ndaj Udineses me rezultatin 4:2.

Rikuperimi po ecëm mirë dhe raportohet se ai do të jetë gati për ndeshjen e radhës kundër Atalantës, e planifikuar për në mbrëmjen e 21 gushtit.

/GazetaBlic Sport