Lajme

Tragjedi në Egjipt: Të paktën 41 të vdekur dhe mbi 50 të lënduar si pasojë e zjarrit në një kishë në Gizë (VIDEO)

08/14/2022 14:00
nga:Astrit Gashi

Të paktën 41 persona kanë vdekur dhe mbi 55 të tjerë janë lënduar si pasojë e zjarrit në një kishë në Gizë.

Zjarri shpërtheu si pasojë e një lidhje të shkurtë në katin e dytë, derisa 5,000 besimtarë u mblodhën për meshën në kishën kopte Abu Sifin në lagjen Imbaba, thanë burimet.

Zjarri bllokoi një hyrje në kishë, duke shkaktuar një rrëmujë, thanë ata, duke shtuar se shumica e të vdekurve ishin fëmijë.