Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka theksuar se kjo legjislaturë është ndër më të suksesshmet, raporton Gazeta Blic.
“Tendenca për ta paraqitur legjislaturën momentale të Kuvendit si të dështuar është e kotë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, këtë e dëshmon numri i miratuar i porjekligjeve.
Postimi i plotë:
Tendenca për ta paraqitur legjislaturën momentale të Kuvendit si të dështuar është e kotë.
Vet numri i ligjeve të miratuara tregon për suksesin e kuvendit.
Sesioni pranveror i kësaj legjislature ka miratuar 87 projektligje që përbëjnë më shumë se 2/3 e agjendës së paraparë legjislative që në fakt është dyfishi i mesatares së zakonshme që i ka karakterizuar legjislaturat e paraprake.
Sa për mungesat e deputetëve, pajtohem se duhet të ketë sanksione. Mirëpo, është jokorrekte që në emër të kësaj çështje, të tentohet të minimizohet suksesi më i madh i kësaj legjislature.


