Sporti

Trajneri i ekipit brazilian qesh kur pyetet se a i frikësohet shkarkimit: “A e dini sa para kam në bankë?”

08/14/2022 10:28
nga:L J

Trajneri i Corinthians, Vítor Pereira, u tall me një pyetje në lidhje me frikën e mundshme të humbjes së punës pas humbjes 1-0 ndaj Palmeiras.

I pyetur për presionin në detyrë, trajneri përmendi edhe llogarinë e tij bankare, përcjell GazetaBlic Sport.

“Me siguri po tallesh. Ju duhet të bëni shaka me këtë pyetje. A kam frikë nga humbja e punës në këtë fazë të jetës sime, në këtë fazë të karrierës? E di sa para kam në bankë, shok? Unë kam një jetë të qëndrueshme, nuk kam nevojë… Unë jam këtu te Corinthians, nëse jo te Corinthians, jam në çdo klub tjetër. Dhe kur të dua”, tha trajneri.

Trajneri më vlerësoi performancën e ekipit të tij në derbi. Sipas tij, Corinthians e meritonte të kishte mundur Palmeiras.

/GazetaBlic Sport