Manchester United do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me agjenten e Adrien Rabiot gjatë ditës së nesërme.
Drejtori i klubit, John Murtough u takua me Veronique në Torino të premten dhe planifikoi të rifillonte bisedimet mbi kushtet personale të Rabiot në fillim të javës, përcjell GazetaBlic Sport.
Transferimi i Rabiot mund të mbyllet për rreth 15 milionë euro.
United gjithashtu dëshiron të transferojë një sulmues dhe një anësor dhe ka një sërë opsionesh në shqyrtim. Cody Gakpo i PSV Eindhoven dhe Sasa Kalajdzic i Stuttgartit mbeten në listë.
/GazetaBlic Sport


