Real Madridi e nis mbrojtjen e titullit të La Ligës sonte kundër Almerias së sapo inkuadruar.
Skuadra e Carlo Ancelottit e nis sezonin me ndjenja të mira pas fitimit të Superkupës së Europës, por me bindjen se përsëritja e titullit nuk do të jetë një detyrë e lehtë.
Madridi ka një mundësi për të staruar mirë, pasi dy skuadrat e mëdha spanjolle, Sevilla dhe Barça dështuan në start.
Sevilla filloi me një humbje në El Sadar ndaj Osasunas (2-1) dhe Barça u ndal në Spotfy Camp Nou kundër Rayo Vallecano (0-0).
Ndeshja mes Almerias dhe Real Madridit luhet sonte nga ora 22:00.
/GazetaBlic Sport


