Xavi Hernandez pranoi në fund të ndeshjes se barazimi pa gola në ndeshjen e parë të këtij sezoni nuk është një rezultat i mirë duke marrë parasysh pritshmëritë e krijuara në parasezon.
“Na ka rënduar pak. Skuadra ka qenë pak e ngurtë, më e tensionuar se normalisht, presioni është tek trajneri, i thashë në pjesën e parë. Kemi krijuar shumë entuziazëm dhe do të përpiqemi të mos humb. Ky është fillimi”, tha ai.
Trajneri i Barçës është ankuar për mungesën e efektivitetit sepse e kupton që skuadra e tij gjeneroi mjaft raste për të shënuar të paktën një gol.
“Të vjen keq që nuk arritëm të shënojmë gol. Nuk e kemi hapur portën. Kemi gjeneruar më pak se në ndeshjet e fundit, por mjaftueshëm”.
/GazetaBlic Sport


