Sporti

Drenica – Llapi, e vetmja ndeshje që luhet sot në Superligën e Kosovës

08/14/2022 08:35
nga:L J

Skuadra e Drenicës sot luan ndaj Llapit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Ndeshja mes Drenicës dhe Llapit zhvillohet me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica e riogranizuar në krye me Bekim Shotanin synon ta ndalë Llapin e Tahir Batatinës.

Kujtojmë se kjo është ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot, pasi ndeshja Ballkani-Malisheva është shtyrë.

Dje janë luajtur tri ndeshje, ku Prishtina ka fituar ndaj Dukagjinit (1:2), Gjilani ndaj Ferizajit (3:2), kurse Trepça 89′ dhe Drita kanë luajtur baras 2:2.

/GazetaBlic Sport