Sporti

“Me kontratën e re, Mbappe është pronar i PSG’së”, Neymar pëlqen postimet ku kritikohet francezi!

08/14/2022 08:15
nga:L J

Paris Saint-Germain triumfoi mbrëmë ndaj Montpellier me rezultatin 5-2 në Parc des Princes, në ballafaqimin e Ligue 1.

Kjo ndeshje prodhoi jo vetëm gola, por edhe episode të tjera mjaft interesante, si gabimi i Mbappes nga penalltia dhe ‘injorimin’ e tij nga bashkëlojtarët në një moment të caktuar të një kundërsulmi, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Neymar Junior ka pëlqyer disa postime në rrjetin social, Twitter – që kanë ngjalluar dyshime se atmosfera nuk është e mirë brenda kampit francez.

Neymar goditi penalltinë e dytë të PSG’së dhe realizoi – teksa goditjen e parë e kishte humbur Mbappe, i cili duket se do të jetë futbollisti që do të ekzekutojë 11 metërshat.

Neymar pëlqeu disa postime në “Twitter” që e thumbonin Mbappen.

“Tashmë është zyrtare, Mbappe është ai që ekzekuton penalltitë te PSG. Është e qartë se kjo është një gjë e kontratës, sepse në asnjë klub në botë që ka Neymar, ai nuk do të ishte lojtar i dytë që i godet, asnjë!! Duket se për shkak të kontratës Mbappe është pronar i PSG-së”, ishte një nga postime e pëlqyera nga Neymar.

“Sot në ndeshjen e PSG-së, Neymar shënoi dhe POSHTËROI portierin (edhe një herë) në goditje dënimi. Mbappé, nga ana tjetër, goditi SHUMË keq dhe humbi. Pas ndeshjes, trajneri tha se Mbappé do të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës për këtë sezon. Një absurditet”, shkruhej në postimin tjetër të pëlqyer nga sulmuesi brazilian.

Këto veprime të Neymarit dhe Mbappes kanë shkaktuar shumë polemika në Twitter.

/GazetaBlic Sport