Lajme

Gazetari rus lutje Putinit: Bombardoje Britaninë me “Sarmat”

08/13/2022 21:01
nga:Astrit Gashi

Gazetari rus, Vladimir Solovyov, foli për deklaratën e ministrit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, i cili rha se operacioni ushtarak rus në Ukrainë është ngadalësuar.

“Perëndimi vazhdon të përshkallëzojë tensionet,” tha Solovyov.

“Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace i cilësoi bazat ushtarake ruse në Krime si një objektiv legjitim. Epo, le të jemi konsistent. Në realitet, çdo objektiv i vendosur në territorin rus është ndoshta legjitim për britanikët. Ai i premtoi regjimit në Kiev dy herë më shumë armë”. tha ai.

“Britania e Madhe është vendi me madhësinë e duhur për Sarmatin (Satani 2),” tha Solovyov, duke theksuar se mjafton një Sarmat për të shkatërruar Britaninë.