Edicioni i ri 2022/23 i Superligës së Kosovës ka filluar sot.
Nga ora 17:00 kanë nisur tre duele: Dukagjini – Prishtina, Gjilani – Ferizaji dhe Trepça ’89 – Drita, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshjet e para të Superligës prodhuan mjaftë gola.
Në 45 minutat e para Prishtina barazoi me Dukagjinin me rezultat 1-1.
Të parët në avantazh kaluan kryeqytetasit me golin e Endrit Krasniqit që ishte edhe goli i parë i këtij sezoni në ligën elitare të Kosovës.
Pas 13 minutave, Dukagjini realizoi golin e barazimit me anë të Januzit, goli i të cilit i dha epilogun e pjesës së parë këtij takimi.
Trepça ’89 ka befasuar Dritën duke mbyllur pjesën e parë me avantazh prej dy golave (2-0).
Realizatori i këtyre golave ishte Christian Mba i cili shënoi në minutata 36′ dhe 39 të takimit.
Në anën tjetër, Gjilani pas pjesës së parë është ndarë me rezultat 1-1 me Ferizajin.
Skuadra nga Anamorava shënuan të parët me golin e Mevlan Zekës në minutën e 36’të të takimit, megjithatë Ferizaji u kundërpërgjigj shpejt me golin e Ramush
Ramadanit në minutën e 39’të.
/GazetaBlic Sport/


