Barcelona ka vendosur çmimin prej 21.1 milionë funte (25 milionë euro) për Pierre-Emerick Aubameyang, sipas gazetarit të Relevo, Toni Juanmarti.
Megjithatë, Chelsea nuk është dakord me vlerësimin dhe është në negociata me klubin katalanas për uljen e çmimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra angleze po e kërkon prej kohësh futbollistin, por që duket se edhe Aubameyang kishte dilema për të ardhmen, kjo edhe për faktin se aventura e tij nuk shkoi siç duhet tek Arsenali.
Sipas mediave angleze, Tuchel poashtu kërkon një ribashkim me sulmuesin në fjalë dhe gjërat mund të përfundohen shpejtë nëse ka gatishmëri mes palëve.
/GazetaBlic Sport/


