Sporti

2.4 milionë bileta të shitura për Kupën e Botës

08/13/2022 09:17
nga:Mergim Rreci

Kur kanë mbetur 100 ditë deri në Kupën e Botës, FIFA njoftoi se 2.4 milionë tifozë kanë blerë tashmë një biletë për kompeticionin, i cili do të zhvillohet në Katar.

Kupa e Botës do të nisë më 20 nëntor me ndeshjen mes vendit pritës dhe Ekuadorit.

Faza e fundit e shitjes së biletave përfundon të martën.

Katar 2022