Meliza Haradinaj, ish-Ministre e Jashtme, ka kritikuar partitë politike për mos reagimin e tyre rreth debatit për lejimin e shamisë në shkolla.
Haradinaj përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mosdeklarimi i partive politike është mungesë guximi dhe flirtim elektoral me tendencën e islamit politik.
“Mosdeklarimi i partive politike kosovare për çështjen e shamisë është mungesë guximi politik, dhe flirtim elektoral me tendencën e islamit politik. Evitimi i pjesëmarrjes në këtë debat publik ua mundëson përfaqësuesve të këtyre të fundit të dominojnë diskursin antisekular në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Mosdeklarimi i partive politike kosovare për çështjen e shamisë është mungesë guximi politik, dhe flirtim elektoral me tendencën e islamit politik. Evitimi i pjesëmarrjes në këtë debat publik ua mundëson përfaqësuesve të këtyre të fundit të dominojnë diskursin antisekular në ??.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) August 12, 2022


