Sporti

Këto janë ndeshjet që e hapin nesër edicionin e ri të Superligës së Kosovës

08/12/2022 18:59
nga:E K

Edicioni i ri 2022/23 i Superligës së Kosovës do të fillojë nesër.

Dhjetë skuadrat e futbollit elitar kosovar do të nisin garën për të përmbushur objektivat e tyre sezonale, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ditën e nesërme janë paraparë të luhen tri duele me fillim nga ora 17:00.

Gjilani do jetë nikoqir i Ferizajit, Trepça ’89 pret Dritën, kurse Prishtina udhëton në Klinë për ndeshjen ndaj Dukagjinit.

Dukagjini – Prishtina

Gjilani – Ferizaj

Trepça ’89 – Drita