Lajme

Ramush Haradinaj ka vazhduar me vizita në familje emblematike të kombit shqiptar

08/12/2022 17:39
nga:Genita C

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka njoftuar se është mirëpritur në familjen e pasardhësve të Ali Metës, bashkëluftëtar i Isa Boletinit, familjen Mehmetaj në Rudicë të Klinës.

“Në rrugën time jetësore, asnjëherë nuk më ka munguar mbështetja e përkrahja e shumë familjeve të respektuara shqiptare. Ashtu edhe sot, u ndjeva i nderuar në mesin e pasardhësve të Ali Metës, bashkëluftëtar i Isa Boletinit, në familjen Mehmetaj në Rudicë, me gëzimin e madh edhe për prezencën e mërgimtarëve që i shtojnë gjallërinë vendit”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.