UEFA edhe këtë edicion do të bëjë ndarjen e çmimeve të lojtarit dhe trajnerit më të mirë të vitit.
Në kategorinë e trajnerit më të mirë janë emra të mëdhenj të futbollit botëror, shkruan GazetaBlic Sport.
Jurgen Klopp, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti do të konkurrojnë çmimin këtë vit.
Gjermani, Jurgen Klopp me Liverpoolin doli fitues në kupat e Anglisë, “EFL Carabao Cup” dhe “FA Cup” në dy finalet ndaj Chelseat si dhe në Superkupën e Anglisë, “Community Shield” ndaj Manchester Cityt.
Pep Guardiola mbylli sezonin me trofeun e Premierligës, arritjen në gjysmëfinale të Champions League dhe finalen e “Community Shield“, ndërsa Ancelotti pati një sezon tejet të suksesshëm duke triumfuar në “La Liga“, “Champions League” “Superkupën e Spanjës” dhe”Superkupën e Evropës“.
UEFA nominate Italian Carlo Ancelotti, Spanish Josep Guardiola and German Jurgen Klopp to compete for the Best Coach in Europe award for the 2021/2022 season#PremierLeague #UEFA #ManCity #Liverpool #RealMadrid pic.twitter.com/e2z2HTXdoI
— Premier League news (@news_league_) August 12, 2022
/GazetaBlic Sport/


