Lajme

Vizitën e parë zyrtare presidenti i Shqipërisë e bënë në Kosovë, takohet me Konjufcën

08/12/2022 15:08
nga:Genita C

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kështu u bë e ditur nga Kuvendi përmes një komunikate për media, ku u shtua se takimi do të zhvillohet ditën e hënë duke filluar nga ora 12:15.

“Të hënën, 15 gusht 2022, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”, thuhet përveç tjerash në komunikatë.

Duhet shtuar se që nga zgjedhja e tij si president që u bë pak kohë më parë, kjo është vizita e parë e Begajt në Kosovë.