Lajme

Dy anije të tjera me grurë u nisën nga portet ukrainase të Detit të Zi

08/12/2022 13:21
nga:Astrit Gashi

Dy anije të tjera të ngarkuara me grurë lundruan sot nga portet ukrainase të Detit të Zi, në përputhje me marrëveshjen mes Kievit dhe Moskës, të arritur me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Ankara.

Që nga arritja e marrëveshjes, 14 anije janë larguar nga portet e Ukrainës, të cilat u bllokuan nga pushtimi rus.

Sot kanë nisur lundrimin anijet “Sormovski” nën flamurin e Belizes me mbi 3000 tonë grurë dhe “Star Laura” nën flamurin e Ishujve Marshall me ngarkesë prej 60000 tonë misër. Anijet duhet të dorëzojnë ngarkesën në Turqi dhe Iran, raporton Reuters