“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të luftojë si luan për popullin tonë dhe çdo vendim i njëanshëm kundër serbëve nuk do të ketë miratimin as nga ne, as nga përfaqësuesit politikë dhe as nga populli serb”, tha kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, para raundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 18 gusht në Bruksel.
“Në mungesë të aftësisë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përballimin e obligimeve që dalin nga dialogu në Bruksel, përfaqësuesit e pushtetit në Kosovë po përpiqen të largojnë vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale tek serbët e këqij në veri, në jug, nga Beogradi, nga populizmi dhe ngritja e tensioneve”, theksoi Rakiq.


