Lajme

Kurti e ripërseritë: Dezinformatat dhe lajmet e rrejshme rezultuan me barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në veri të Kosovës

08/11/2022 09:42
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur deklaratën që dha ndje në mbledhjen e kabinetit, se lajmet e rreme kanë ndikuar që në veri të vendit të vendosen barrikada dhe të pengohet lëvizja e lirë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka rikujtuar rreziqet e dezinformimit, veçanërisht në lidhje me vendimet e ekzekutivit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

“Në mbledhjen e djeshme të kabinetit kam vënë në dukje rreziqet e lajmeve të rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet tona për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë. Ky dezinformim çoi në barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në veri të Kosovës”, ka shkruar Kurti.