Showtime

Një ditë pasi publikuan imazhe nga pushimet në Meksikë, Roberti dhe Laureta fotografohen në Ulqin

08/10/2022 16:04
nga:Genita C

Këngëtari Robert Berisha dhe partnerja e tij Laureta Maqedonci së fundmi janë parë në Ulqin. Dyshja po shijojnë disa ditë pushimi në bregdet.

Krahas kësaj çifti i njohur i show-bizit gjatë ditës së djeshme publikuan fotografi në të cilat dukeshin se po qëndrojnë për pushime në Meksikë.

Sipas Telegrafit Roberti e Laureta tashmë pushimet po i vazhdojnë në Ulqin.

Ata janë parë në lokacionin e ashtuquajtur ‘Plazhi i Madh’ në qytetin shqiptar, ku mund të shihen duke u endur në plazh së bashku, të harmonizuar dhe me shumë kimi mes njëri-tjetrit.

Çifti tash e disa muaj kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe vazhdimisht shihen së bashku me njëri – tjetrin.

Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re.