Lajme

Deklaratat për luftë, Tërmkolli – VV-së: Nuk e keni bërë kur ka qenë nevoja, keni qendër kundër gjithçkaje me emrin Kosovë

08/10/2022 14:48
nga:G B

Zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar lidhur me deklaratat për luftë, derisa ka thënë se LDK e kanë parë dhe bërë luftën për liri e shtet, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ata që janë të pa “bomë” politikisht as nuk e kanë parë e as bërë kur ka pasur nevojë Kosova, e që më shumë se 20 vite nuk po e shohin as lirinë e as shtetin, andaj duan t’i çmontojnë të dyja.

Ajo i ka thënë VV-së se ka qenë kundër pavarësisë, kundër shtetit e simboleve, kundër Amerikës, pra kundër gjithçkaje që ka pasur emrin Kosovë, liri, pavarësi e demokraci.

Postimi i saj i plotë:

Për “këta” të LDK-së që nuk dallojnë shumë nga ju të VV-së nuk e di, por “ata” të LDK-së, pra na të LDK-së, edhe e kemi parapa, edhe e kemi pa edhe e kemi ba luftën për liri e shtet. I kemi ba të dyja, edhe lirinë edhe shtetin, edhe me zgjedhje, si lëvizje e parti kombëtare e demokratike perëndimore.

Ju që jeni “t’pa bomë” politikisht as nuk keni pa as nuk keni ba kur ka pasë nevojë Kosova. Ka tridhjetë vite që nuk e keni pa Kosovën ndërsa më shumë se njëzet vite që nuk po e shihni as lirinë as shtetin, prandaj po doni me i ç‘montu të dyja.

Aq largpamës jeni, sa keni qenë edhe kundër pavarësisë, kundër shtetit e simboleve të tij, kundër Amerikës “imperialiste”, pra kundër gjithçkaje që ka pasë emrin Kosovë, liri, pavarësi e demokraci. As Shqipni nuk po keni më!

Kësaj “largpamësie” çfarë po e bëni tash i thonë “Qeni i keq ta sjell ukun n’torishtë”!

Rr’noftë Amerika!

#MT