Lajme

Banorët e lagjes Arbëria nuk po mund të flenë për shkak të zhurmës së madhe që po bëjnë qentë endacakë

08/10/2022 09:49
nga:Astrit Gashi

Banorët e lagjes Arbëria, rruga e Zagrebit në Prishtinë, po përballen me zhurmën e madhe të qenve endacak. Në një video të publikuar në “Vrojtuesit e lagjes”, theksohet se zhurma është krijuar në orën dy të mëngjesit.

Qytetari që e ka publikuar videon ka pyetur se ku janë organizatat që po marrin donacion për strehim.

Në Prishtinë problemi me qentë endacak është shumë i theksuar, shpesh herë qytetarët sulmohen nga qentë.