Snapchat ka nxjerrë një opsion të ri për të mbrojtur përdoruesit e mitur, duke lejuar prindërit e tyre që të shohin me kë çatojnë fëmijët.
Mjeti i ri, i quajtur Family Center, premton t’u japë prindërve më shumë njohuri se me kë po komunikojnë adoleshentët e tyre në aplikacionin e mesazheve, pa zbuluar përmbajtjen e atyre bisedave. Sipas CNN, prindërit duhet të krijojnë llogarinë e tyre Snapchat dhe adoleshentët duhet të zgjedhin dhe të japin leje që ata të përdorin funksionin.
Demokratët dhe republikanët në nënkomisionin e Tregtisë së Senatit për mbrojtjen e konsumatorit ngritën shqetësime se platformat e mediave sociale janë përdorur për të dëmtuar fëmijët dhe për të promovuar akte destruktive, si vandalizmi në shkolla, sfidat vdekjeprurëse virale, ngacmimet, çrregullimet e të ngrënit dhe marketingu manipulues me ndikim.
Disa aplikacione kanë prezantuar opsione të reja muajt e fundit për të forcuar kontrollet prindërore dhe mbrojtjen për përdoruesit më të rinj. Instagram, lançoi mjete që u ofrojnë prindërve shikueshmëri në llogaritë që ndjekin ose ndiqen fëmijët e tyre dhe sa kohë shpenzojnë në aplikacione.
Kjo është përpjekja e parë e Snapchat në kontrollet prindërore, ndërsa kishte dhe disa masa sigurie ekzistuese për përdoruesit e rinj, të tilla si kërkesa që adoleshentët të jenë miq të përbashkët përpara se të fillojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe t’i ndalojë ata të kenë profile publike.
Snapchat tha se planifikon të shtojë më shumë veçori në Family Center në muajt e ardhshëm. Disa nga mjetet e reja do të përfshijnë mundësinë që prindërit të shohin se cilët miq të rinj kanë shtuar adoleshentët e tyre, t’i lejojnë ata të raportojnë në mënyrë konfidenciale në lidhje me llogaritë që mund të ndërveprojnë me fëmijën e tyre.