Komuniteti rus dhe serb në Irlandë kanë organizuar një protestë.
Ata kanë protestuar kundër pranimit të Irlandës në NATO.
Kështu bën të ditur faqja “Global” në Twitter ku edhe ka publikuar pamje nga kjo protestë.
“Komuniteti rus dhe serb në Irlandë protestojnë kundër pranimit të Irlandës në NATO. Jo, nuk e lexuat gabim. Emigrantët nga Serbia dhe Rusia nuk duan që Irlanda të bëhet një vend i NATO-s” kështu kanë shkruar në Twitter krahas fotografive nga protesta.



