Lajme

Clinton ironizon me Trumpin pas bastisjes së shtëpisë së tij nga FBI

08/09/2022 21:33
nga:Astrit Gashi

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është tallur me sloganin “por emailet e saj” pas kontrollit të FBI-së në shtëpinë e Donald Trump.

Clinton publikoi një fotografi në Twitter teksa shihet me kapele në kokë dhe këmishë të personalizuar së bashku me porosinë “Vetëm po thëm”.

Që nga viti 2016, linja “por e-mail-et e saj” u përdor nga linton dhe mbështetësit e saj për të tallur Trump dhe mbështetësit e tij.

Kjo erdhi pasi FBI-ja hapi një hetim të ri për përdorimin e një serveri personal të Clintonit.

Kujtojmë Trumpi kishte marrë me vete disa prej dokumenteve në kohën kur po largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Disa prej tyre raportohet se i kishte hedhur në guaskën e tualetit an pse ato ishte dokumente të klasifikuara.