Sporti

Pritje e jashtëzakonshme për Alexis Sanchez tek Marseille

08/09/2022 21:22
nga:Mergim Rreci

Alexis Sanchez ka mbërritur në Francë për kalimin e tij në Olympique Marseille, i përshëndetur nga qindra tifozë festues, pas ndërprerjes së kontratës me Interin.

Reprezentuesi i Kilit thuhet se ra dakord deri në 5 milionë euro si pagesë për të prishur kontratën një vit më herët, duke hequr kështu pagën e tij prej 7 milionë euro për sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u largua nga Milano me një avion privat këtë mbrëmje dhe ateroi në Marsejë, ku u prit nga qindra tifozë të emocionuar me flakë dhe fishekzjarre.

Sanchez thuhet se do të veshë fanellën me numrin 70.