Kapiteni i Sassuolos, Domenico Berardi është zyrtarisht nën hetim për sjellje të dhunshme ndaj një tifozi të Modenas pas humbjes së mbrëmshme në Coppa Italia.
Ngjarja ka ndodhur pas humbjes 3-2 në derbin lokal, kur Berardi ndodhej jashtë stadiumit duke firmosur autografe, përcjell GazetaBlic Sport.
Një mbështetës bërtiti një fyerje dhe Berardi duhej të ndiqej dhe të ndalohej fizikisht që të mos sulmonte atë. Prokurori i FIGC ka hapur zyrtarisht një hetim ndaj Berardit për “sjellje të dhunshme ndaj një tifozi”.
E gjithë kjo është kapur në video nga një kalimtar dhe është bërë virale në rrjetet sociale. Berardi ka kërkuar falje për sjelljen e tij përmes Instagramit pasditen e sotme.
#Berardi un filo arrabbiato dopo #ModenaSassuolo. pic.twitter.com/fFvEyeVLar
— Fabrizio Biasin (@FBiasin) August 8, 2022


