Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka njoftuar përmes një shkrimi në “Facebook” se janë pajtuar dy familjet pejane, raporton GazetaBlic.
Bëhet fjalë për familjen Muriqi dhe Feta, ku sipas Grabovcit shtrirja e dorës se pajtimit, është akt kombëtar.
Postimi i plotë:
Pajtohen familjet Muriqi dhe Feta nga Peja.
Respekt dhe falënderim pafund për të gjithë ata që shtrinë dorën e pajtimit. Në këto kohë të vështira, sikurse në çdo kohë të vështirë tjetër, shtrirja e dorës se pajtimit, është akt kombetar.
Vetëm kështu, të bashkuar, do i bëjmë ballë sfidave si shoqëri.
#DoraEPajtimi


