Kushtrim Gashi ka njoftuar zyrtarisht largimin nga Ballkani.
Ish mesfushori i skuadrës nga Suhareka është larguar pas tre viteve, shkruan GazetaBlic Sport.
Gashi po largohet nga Ballkani për shkak të problemeve që kishte me trajnerin Daja dhe në lamtumirën e tij i ka kërkuar falje presidentit të klubit, Arsim Kabashit.
GazetaBlic Sport kishte raportuar reth 29 ditë më parë se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës dhe kjo gjë do të zyrtarizohet së shpejti.
Kujtojmë se Gashi dhe Ismet Munishi, tani trajner tek “Plisat” ishin bashkë edhe tek FC Ballkani.
Kushtrim Gashi shumë afër FC Prishtinës
/GazetaBlic Sport/


