Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryetarit të komunës së Novi Sadit Millosh Vuçeviq për serbët që po fluturojnë për pushime në Kroaci.
Lidhur me deklaratat e të dyve të cilët thanë se “nuk e kanë të qartë pse disa serbë vijnë në Dalmaci për pushime”, Milanoviq theksoi se “ata vijnë në det dhe më vjen mirë. Është një vend fqinj dhe nuk duhet të biem dakord për gjithçka”.
I pyetur pse po e bën këtë Vuçiq, ai u përgjigj se nuk e di dhe se nuk është president i Serbisë.
“Nuk e di, nuk jam president i Serbisë, por i Kroacisë. Dhe unë kurrë nuk do të jem president i Serbisë. Kjo është puna ime. Epo, të paktën Vuçiq tani për tani nuk flet për detin serb. Aty ka shumë folklor. Derisa po vija këtu, pashë të paktën pesë-gjashtë vetura me targa të Beogradit”, tha Milanoviq.


