Lajme

Gjenerali britanik: Rusia në Ukrainë mund të përdorë armë bërthamore

08/08/2022 20:16
nga:Astrit Gashi

Gjenerali britanik Sir Richard Barrons tha për BBC se Ukraina do të ketë nevojë për vullnetin, paratë, industrinë dhe inventarin e Perëndimit për të ndihmuar në ripushtimin e vendit.

Ai u shpreh se nëse Ukraina është e suksesshme, ajo mund të përfundojë duke shtyrë dhe përhapur ofensivën e saj në territorin që Rusia e ka deklaruar se është i saj.

Dhe sipas Barrons, kjo mund të bëjë që Moska të përdorë… “armët e saj të vogla bërthamore”.

Ai tha se kjo do të përfshinte armë bërthamore mjaft të vogla, që do të ishin të rrezikshme brenda një rrezeje prej dy miljesh, por nuk do të provokonin një holokaust bërthamor përmes një përshkallëzimi të pakontrolluar.