Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa raportohet se kanë mbetur disa persona të plagosur, mes tyre një fëmijë.
Gazetari Elidon Ndreka konfirmon për BalkanWeb se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.


