Lajme

Kapen rreth 300 kg drogë pranë kufirit greko-shqiptar, si e gjeti policia furgonin plot me lëndë narkotike

08/08/2022 10:23
nga:G B

Policia greke ka sekuestruar rreth 300 kg marijuanë disa kilometra larg kufirit greko-shqiptar.

Mësohet se droga është gjetur në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani.

Furgoni është zbuluar pasditen e djeshme, por lajmi është bërë publik këtë mëngjes. Dyshohet se shoferi është larguar pasi furgoni mund të ketë pësuar defekt.

Sakaq, vijon operacioni për kapjen e shoferit, por ende asnjë rezultat.