Pak minuta me parë u raportua për një aksident që ka ndodhur në fshatin Rogovë, me ç’rast ka të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumir Graishta i cili tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit po trajtohet për momentin në spitalin rajonal të Gjakovës, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha zëdhënësi Graishta për Sinjalin.