Sporti

“Harrojeni” golin e Messit, në Francë shënohet “goli i vitit”

08/07/2022 15:20
nga:E K

Super goli i Messit në Ligue 1 nuk ishte “perla” e vetme e ditës së djeshme në Francë.

Në takimin e Ligue 2 mes Laval dhe Guingamp ku këta të fundit fituan me rezultat 1-2, u realizua një eurogol, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Guingamp, Jeremy Livolant shënoi golin e fitores në një mënyrë spektakolare.

Ai realizoi me një volley goditje nga pothuajse gjysma e fushës.

Ja goli: