Sporti

Lajm i keq për Milanin: Lëndohet Tonali, mund të mungojë një muaj

08/07/2022 12:14
nga:E K

Milan ka marrë një lajm të keq pak para fillimit të kampionatit të Italisë.

Mesfushori i “Rossonerëve”, Sandro Tonali ka pësuar një lëndim në miqësoren ndaj Vicenzas të cilën e fituan me rezultat 6-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ekzaminimeve të detajuara stafi mjekësor është i frikësuar pasi lojtari mund të mungojë deri në një muaj.

Milani fillon sezonin e Serie A më 13 gusht kundër Udineses në San Siro, më pas viziton Atalantën më 21 gusht, Bolonja më 27 gusht, Sassuolo më 30 gusht dhe
Interin më 3 shtator.

/GazetaBlic Sport/