Lajme

Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë një shtetas i Bosnjës

08/07/2022 09:10
nga:G B

Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një shtetas i Bosnjës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës pesë të mëngjesit.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, viktima edhe më herët kishte pasur disa probleme shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.