Sporti

Maguire: Ten Hag ka sjellë shumë energji pozitive

08/07/2022 09:11
nga:E K

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire ka komentuar mbi trajnerin e ri të skuadrës, Erik Ten Hag.

Anglezi e ka vlerësuar lartë trajnerin duke thënë se ka sjellur shumë energji pozitive në kampin e “Djajve të Kuq”, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ka qenë shumë mirë, padyshim një fillim i ri pas sezonit të kaluar.

Ten Hag ka sjellë shumë energji pozitive dhe djemtë e kanë kuptuar shumë mirë deri tani”, tha anglezi.

United luan sot ndeshjen e parë kampionale përballë Brighton me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/